Forcon imunitetin dhe rregullon nivelet e sheqerit në gjak: Bëni një pije shëruese me shafran të Indisë dhe limon

Forcon imunitetin dhe rregullon nivelet e sheqerit në gjak: Bëni një pije shëruese me shafran të Indisë dhe limon

Shafrani i Indisë është një erëz e fuqishme indiane që përveç përgatitjes së pjatave të shijshme, përdoret edhe për të forcuar imunitetin dhe për të përmirësuar shëndetin.

Është përdorur si një ilaç natyral prej shekujsh dhe ka veti të fuqishme antiseptike dhe anti-inflamatore, si dhe konsiderohet si një antioksidant i fortë. Gjithashtu, shafrani i Indisë lufton me sukses radikalet e lira që mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

Ka mënyra të ndryshme se si mund ta përdorni shafranin e Indisë në shërbim të shëndetit, ta kombinoni me mjaltë, të përgatisni qumësht ose çaj të artë. Megjithatë, rekomandohet një pije në veçanti. Është një kombinim i ujit të shafranit të Indisë dhe limonit. Kjo pije shëruese do të rinovojë trupin tuaj dhe do t’ju japë energji. Nëse shtoni disa pika lëng limoni dhe një majë shafran të Indisë në një gotë me ujë çdo mëngjes, do të merrni një eliksir që rregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe ul rrezikun e proceseve inflamatore në trup.

Limoni është i shkëlqyeshëm për detoksifikimin e trupit dhe është një burim i shkëlqyer i vitaminës C, dhe këtu janë avantazhet e kësaj përzierjeje me ujë me limon dhe shafran i Indisë:

– nxit humbjen e peshës dhe detoksifikimin e trupit

– ndihmon në zbërthimin e yndyrave

– shafrani i Indisë parandalon nivelet e larta të sheqerit në gjak

– stimulon prodhimin e lëngut biliar në fshikëzën e tëmthit, si dhe komponentëve të tjerë që nxisin tretjen e duhur

– rrit nivelin e energjisë

– shafrani i Indisë përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lejon trupin të shpërbëjë toksinat nga dieta

– forcon imunitetin dhe zvogëlon rrezikun e ftohjes dhe gripit

Receta e ujit me limon shafran i Indisë:

– lëngu i shtrydhur i gjysmë limoni

– 1/4 lugë çaji shafran i Indisë

– 1/2 lugë çaji mjaltë

– 300 ml. ujë të ngrohtë

– një majë kanellë (opsionale)

Mënyra e përgatitjes:

Shtoni shafranin e Indisë, lëngun e limonit, mjaltin në ujin e nxehtë dhe përzieni. Gjatë kohës që pini pijen, përzieni në mënyrë që shafrani i Indisë të mos bjerë deri në fund. Pija pihet në mëngjes derisa është e ngrohtë. Nuk rekomandohet për personat që kanë probleme me stomakun si ulçera apo gastrit. Para se të përdorni pijen, konsultohuni me një mjek.

LEXO EDHE:

Back to top button