Liverpulli kërkon treshen e “ëndrrave” për mesfushën

" "

Liverpulli po kalon një sezon katastrofik. Pasi mbeti jashtë Ligws sw Kampionwve, u eleminua nga “Carabao Cup” e “FA Cup”, tashmë “të kuqtë” e Jurgen Klop luftojnë vetëm për 1 biletë Evrope në kampionat, objektiv që duhet arrirë me patjetër nga një ekip i nivelit të tillë.

Mirëpo, bordin nuk mendon kështu dhe e quan sezonin “të mbaruar” e tashmë janë duke menduar për përforcimet e verës dhe reparti që pritet të forcohet më shumë është mesfusha, me Henderson, Fabinjo e Tiago që nuk e kanë më atë “shkëlqimin” e dikurshëm në fushën e blertë.

Sipas raportimeve të mediave britanike, “Të kuqtë” e Jurgen Klop kanë dalë nw vezhgim në Bundesliga, ku padyshim emri i parë në listën “e dëshirave” është Xhud Belingam, mirëpo vetëm pak ditë më parë tekniku gjerman, e konsidero thuajse të pamundur afrimin e talentit në merkaton e verës, kjo për shkak dhe të çmimit të lartë të lojtarit.

Kështu, Liverpulli ka kthyer “sytë” nga rivalët e Dortmundit, Bajern Munihut aty ku ka “piketuar”, talentin hollandez, Rajan Gravenberh. Një tjetër opsion për mesfushën e Liverpullit është dhe Nikolo Barella i Inter, por dhe Gavi, ku me këtë të fundit anglezët kanë mundësi për ta përfituar kartonin e talentit spanjoll me parametra zero.

LEXO EDHE:

Back to top button