Foshnja e re në familjen mbretërore? Princi Harry dhe Meghan Markle janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë

Foshnja e re në familjen mbretërore? Princi Harry dhe Meghan Markle janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë

Mediat amerikane po shkruajnë vazhdimisht për shtatzëninë e supozuar të Meghan Markle, duke spekuluar se ajo është në pritje të një fëmije të tretë me Princin Harry. Princi dhe gruaja e tij u fotografuan duke ecur së bashku për herë të parë që nga kurorëzimi i Charles III dhe kthimi i Harryt në Kaliforni.

Siç raportojnë mediat e huaja, çifti është filmuar para restorantit Sushi Bar në Santa Barbara dhe media të shumta amerikane kanë nisur të shkruajnë për shtatzëninë e Meganit. Bazuar në fotot e siguruara nga TMZ, duket se dukeshës së Sussex-it i dallohet barku dhe mediat po bëhen gjithnjë e më të zhurmshme për shtimin e ri në familje.

 

 

Lajmi për gjoja shtatzëninë u përhap në rrjetet sociale, ndërsa çifti ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për këtë informacion. Meghan dhe Harry patën fëmijën e tyre të parë në vitin 2019. Djali Archie lindi vetëm 13 ditë para përvjetorit të tyre të parë të martesës. Dy vjet më vonë, në qershor 2021, çifti pati fëmijën e tyre të dytë – vajzën Lilibeth.

LEXO EDHE:

Back to top button