(FOTO) Publikohen letrat se si 14-vjeçari në Serbi kishte skicuar vrasjen

(FOTO) Publikohen letrat se si 14-vjeçari në Serbi kishte skicuar vrasjen

Adoleshenti që vrau tetë shokë të shkollës dhe një roje sigurie në Serbi e planifikoi sulmin për javë të tëra dhe kishte një “listë vrasjesh”. Mediat serbe kanë publikuar letrën që kishte mbajtur shënime 14-vjeçari, që niste që nga mënyra si do të hynte në shkollë, në cilat klasa do të shkonte së pari dhe se si do të kryente krimin makabër. Nga të vrarët, 7 nga viktimat ishin vajza në shkollë, por motivi i sulmit është ende i paqartë.

“Skica duket si diçka nga një video lojë ose film horror, që tregon se është e detajuar sipas klasës së shkollës. Ai ka planifikuar se si të hyjë në cilën klasë dhe si të likuidojë cilin fëmijë dhe me cilin numër, duke e shënuar gjithçka me numra”, tha drejtori i policisë në Serbi.

Referuar njoftimit zyrtar, ai kishte një arsye përse kishte zgjedhur që krimin ta bënte pikërisht atë ditë.

“Ai zgjodhi ta kryente krimin këtë ditë për arsye se klasa e historisë ishte afër hyrjes së shkollës dhe klasa e tij kishte orën e parë”, vazhdoi ai.

Sipas tij, djali ka marrë pistoletën e babait të tij nga banesa dhe koktej molotovi. Fillimisht, ka qëlluar rojen e sigurisë, e më pas nxënësen aty pranë. Nga dera e klasës ka qëlluar mësuesen dhe më pas nxënësit. Pas masakrës, ai doli jashtë dhe qëlloi të tjerët, duke lënë 9 viktima dhe 6 të plagosur. Shumica e viktimave kanë lindur në vitin 2009 – që do të thotë se ata ishin ose 13 ose 14 vjeç.

Për këtë tragjedi, Serbia ka shpallur 3 ditë zie. Autori do të dërgohet në një klinikë psikiatrike. Sipas ligjit aktual serb, ai nuk mund të mbahet penalisht përgjegjës pasi është nën 14 vjeç. Nisur nga kjo, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka propozuar që mosha e përgjegjësisë penale mund të ulet në 12. Ai ka propozuar gjithashtu disa reforma të tjera, duke përfshirë një kontroll mbi licencat e armëve të zjarrit dhe një forcim të rregullave rreth asaj se kush mund të hyjë në poligonet e qitjes.

Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Serbi, e cila ka ligje shumë të rrepta për armët, por zotërimi i armëve në vend është ndër më të lartat në Evropë.

Ballkani Perëndimor është i mbushur me armë ilegale pas luftërave dhe trazirave në vitet 1990. Në vitin 2019, u vlerësua se ka 39.1 armë zjarri për 100 njerëz në Serbi – e treta më e larta në botë, pas SHBA-së dhe Malit të Zi.

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button