FOTO+VIDEO | Një turist në Greqi po shijonte ujin dhe më pas ndodhi kaos: U shpëtua nga notarët e tronditur

FOTO+VIDEO | Një turist në Greqi po shijonte ujin dhe më pas ndodhi kaos: U shpëtua nga notarët e tronditur

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e pabesueshme, ku është regjistruar një burrë, në shpinë të cilit i ka ngulur një oktapod, dhe notarët e shokuar po përpiqen ta ndihmojnë për ta hequr atë, shkruan “ Slobodna Dalmatia”.

Është e pamundur të vlerësohet saktësisht se ku dhe kur ndodhi kjo, por një turist italian i quajtur Christian Castagna ia doli mirë pavarësisht se kishte një mysafir të papritur në shpinë teksa po shijonte një nga plazhet e Greqisë.

Foto: Printscreen/Facebook

Kur vuri re oktapodin në shpinë, Christian u përpoq ta hiqte vetë, por ai nuk lëvizi. Shumë shpejt njerëzit pranë tij i ofruan ndihmë, pasi Christian nuk ishte në gjendje ta hiqte vetë oktapodin. “Lufta” e tyre vazhdoi pasi oktapodi u zhvendos në krahun e tij.

Foto: Printscreen/Facebook

Ka shumë komente nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Shumica prej tyre deklarojnë se nuk do të kishin zgjatur as dhjetë sekonda nëse do t’u kishte ndodhur ajo që i ndodhi Christianit.

Foto: Printscreen/Facebook

“Zoti ruaj”; “Unë me siguri do të vdisja”; “Për 10 sekonda do të isha në një botë tjetër… Çdo ditë, në çdo mënyrë, kam gjithnjë e më pak dëshirë për të shkuar në det”; “Ah nënë e dashur… Ku është ky?” lexojnë disa nga komentet.

Shikoni videon e plotë më poshtë:

LEXO EDHE:

Back to top button