“FourFourTwo” zgjodhi 100 futbollistët më të mëdhenj të të gjithë kohëve

Faqja e mirënjohur sportive, “FourFourTwo” ka zgjedhur 100 futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, bazuar në njohuritë e futbollit, aftësitë në fushë dhe famën.

Në vendin e parë është Lionel Mesi, i ndjekur nga bashkatdhetari i tij Diego Maradona. I treti është portugez Kristiano Ronaldo, i katërti braziliani Pele, para francezit Zinedin Zidan.

“Librat e historisë do të kenë fjalë miradie për Mesin. Për 20 vitet, të rinjtë e futbollit do të lexojnë për magjitë e Mesit, numrin e rekordeve të vendosura, fillimet e një ere të dominimit, mirëpo deri sa mos ti shohin videomaterialet, do të kuptojnë se çfarë kanë humbur,” raporton “FourFourTwo” për yllin argjentinas.

Në “TOP 10” janë edhe Johan Krojf, Xhorxh Best, Franc Bekenbauer, Ferrenc Pushkash dhe brazilian Ronaldo.

LEXO EDHE:

Back to top button