Franca dhe Spanja në flakë, mijëra banorë largohen nga shtëpitë

Zjarret masive pyjore në jugperëndimin e Francës dhe në pjesë të Spanjës, janë duke u përhapur me shpejtësi, çka ka detyruar evakuimin e mbi 250,000 banorëve. Erërat e forta dhe temperaturat e larta e kanë vështirësuar tej mase punën e ekipeve zjarrfikëse, ndërkohë që flakët po i afrohen qytetit të Bordosë në Francë. Presidenti Emmanuel Macron do të mbajë një mbledhje urgjente me ministrat, pasi në vend janë ende aktive rreth 30 vatra zjarri. Në Spanjë, gjendja mbetet kritike, por ndryshimet në kushtet atmosferike kanë ndihmuar pak në ngadalësimin e zjarreve rreth Madridit. Kryeministri Pedro Sánchez deklaroi se vendi po kalon “momente të vështira”, por ka shprehur besimin se zjarret mund të vihen nën kontroll. Që nga fillimi i vitit, Spanjës i janë djegur rreth 130,000 hektarë tokë, ndërsa në Francë rreth 98,000 hektarë. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button