Franca drejt ashpërsimit të masave kundër Covid-19, diskutohet zgjatja e orës policore

Qeveria franceze do të shprehet për një ashpërsim të mundshëm të masave kundër COVID-19 që që duhet të përfshijë zgjerimin ose edhe përgjithësimin e orës policore, tashmë në fuqi në një të katërtën e zonave në vend.

Kryeministri, Jean Castex do të mbajë një konferencë shtypi në orën 18:00 ku do të detajojë njoftimet. Zgjatja e orës policore duket e tashmë është vendosur, mbetet të përcaktohet shtrirja e tij.

Një rikufizm duket për momentin i përjashtuar, edhe nëse ekzekutivi është i shqetësuar për qarkullimin e varianteve të reja të virusit, në veçanti “VOC 202012/01” që shkaktoi një shpërthim epidemie në Britaninë e Madhe. Disa vende europiane si Portugalia apo Anglia kanë zgjedhur tashmë mundësinë e rikufizimit.

Rreth 20 000 raste të reja me COVID-19 janë numëruar çdo ditë në Francë, më shumë se 23 000 ditën e djeshme.Presioni në spitale sa vjen dhe rritet.

LEXO EDHE:

Back to top button