Haradinaj bartës i listës dhe kandidat për President nga AAK
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nesër do të bëjë publike listën e kandidatëve për deputetë, njofton Klan Kosova. Ndër të tjerash, Kreu i AAK-së, ka thënë se bartës i listës është ai vet. “Bartës i listës jam unë dhe kam nderin t’i prijë kësaj liste. Jam kandidat nga Aleanca për President, nuk jam kandidat për Kryeministër”, tha Haradinaj në një konferencë për media.