Franca ia ndalon një anije Rusisë, ambasada ruse kërkon sqarim

Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se kanë ndaluar një anije ruse në territorin e ujërave franceze.

Reuters raporton se autoritetet franceze besonin se ajo mund të ishte e lidhur me një kompani të dyshuar për shkeljen e sanksioneve tregtare të lidhura me luftën në Ukrainë, përcjell lajmi.net.

BBC ka raportuar se zyrtarët francezë kanë thënë se “një anije mallrash ruse 127 metra e gjatë e quajtur ‘Balttic Leader’ që transportonte vetura është kapur gjatë natës nga Marina Franceze në Kanal dhe është shoqëruar në Portin e Boulogne-Sur-Mer në Francën veriore”.

“Ajo është dërguar në portin francez pas kërkeses së qeverisë franceze, pasi dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet e BE-së kundër Moskës. Forcat kufitare franceze po hetojnë rastin. Ekuipazhi në bordin e “Udhëheqësit Baltik” ka bashkëpunuar me autoritetet franceze”, citohet të ketë thënë ky zyrtar.

Anija u mor herët të shtunën. Ambasada ruse po kërkon një shpjegim zyrtar për këtë.

LEXO EDHE:

Back to top button