Zadorozhnjuk: Po sulmohen spitale e çerdhe

Ambasadorja e Ukrainës në Shkup tha cak i sulmeve ruse vazhdojnë të jenë civilët. Sipas saj shumë raketa u lëshuan në drejtim të spitaleve e çerdheve. Zadorozhnjuk theksoi se granatimi i shtëpive do të jetë dëshmi për krimet e luftës ruse përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

“Më se cinike është që cak i sulmeve është fusha sociale, civilët. U lëshuan raketa ndaj çerdheve dhe shtëpive për kujdesin e fëmijëve dhe të varfërve. Gjuajnë ndaj autoambulancave, spitaleve. Mbrëmë u hodh raketë ndaj shumëkatëshes në Kiev, në afërsi ka spital, shkollë. Granatimi i shtëpisë në Labanoski do të jetë një nga episodet në hetimet për krime lufte të regjimit rus në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Procedura veç më ka nisur”, tha Natalia Zadorozhnjuk, Ambasadore e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button