Franca nën alarm nga zjarret masive: Evakuohen 7 komuna, banorët përballen me frikë dhe pasiguri

Zjarret masive që kanë përfshirë rajonin Gironde në Francën jugperëndimore vijojnë të përhapen me shpejtësi, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin paraprak të banorëve në shtatë komuna.

Presidenti francez Emanuel MaKron ka kërkuar që ushtria të ofrojë “ndihmë maksimale” për shërbimet e Mbrojtjes Civile, ndërsa autoritetet po përballen me fronte zjarri që i kanë cilësuar si me “përmasa të papara”.

Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës vijojnë operacionet për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa banorëve u është bërë thirrje të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin zonat e rrezikuara.
 
“Është mjaft e frikshme. Një evakuim në këtë shkallë nuk ka ndodhur kurrë më parë. E vetmja gjë që shpresojmë është që zjarrfikësit ta vënë shpejt nën kontroll situatën. Mendoj se do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion dhe presim ndërhyrjen e avionëve kanadezë”, deklaroi Laurent Moreti, banor i Ares.

Flakët, të cilat kanë shpërthyer që nga e mërkura, kanë djegur rreth 190 mijë hektarë tokë dhe kanë shkatërruar afro 100 ndërtesa gjatë tre ditëve të fundit, duke shkaktuar një situatë kritike në rajon./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button