Franca regjistron rritje të infeksioneve me koronavirus, kryeministri bën thirrje për përgjegjësi – ALSAT-M


Kryeministri francez Zhan Kasteks u bëri thirrje francezëve në përgjegjësi, për shkak të rritjes së shifrave ditore të të sëmurëve të rinj nga Covid-19 gjatë ditës së mërkurë, njofton MIA.

“Franca për 24 orët e fundit regjistron 5.429 raste të reja të infektimit”, kumtoi Agjencia për shëndet publik e Francës, që paraqet numër më të madh të rasteve të reja prejse ishin hequr masat e izolimit dhe prejse filluan testimet masive.

Për herë të fundit kur kishte kaq shumë të infektuar ishte mesi i muajit prill, ndërsa për krahasim me të martën numri i të sapoinfektuarve u rrit për 60 për qind. Pragu prej 4.000 të infektuarve ishte tejkaluar disa herë ditëve të fundit.

Agjencia për shëndet publik e Francës nuk saktëson se sa persona janë hospitalizuar dhe sa kanë vdekur.

Të martën në shërim spitalor ishin 4.600 persona për shkak të infektimit me Covid-19 prej të cilëve 410 në rianimim, shifrat janë larg kulmit të epidemisë. Deri dje nga virusi kanë vdekur gjithsej 30.544 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button