fbpx

Francë-Greqi, diskutohet shitblerja e armëve

Në mesin e tensioneve në Mesdheun Lindor, Franca dhe Greqia janë duke diskutuar një shitblerje të madhe armësh, marrëveshja për të cilën nuk ka përfunduar ende. Ujdia duhet të përfshijë dy fregata, avionë luftarakë Rafale dhe armë të tjera ndër të cilët dhe raketa. Bisedimet për marrëveshjen e armëve mes dy vendeve morën një impuls të ri pasi presidenti francez e deklaroi hapur pozicionin e tij pro-Athinës në ngërçin e krijuar me Ankaranë për shkak të kërkimeve të saj për gaz dhe naftë ne Mesdhe. Deri tani Parisi ka dërguar dy avionë luftarakë Rafalë dhe një fregatë në Qipro në shenjë mbështetjeje për Greqinë. Kjo e fundit po kërkon të gjejë mënyrat për të rritur shpejt kapacitetin e vet ushtarak dhe sipas disa raporteve, pret nga pala franceze një prezantim formal të ofertës gjatë javëve në vazhdim për dorëzimin e dy fregatave dhe 12 deri në 18 Rafale-ve.

fv

LEXO EDHE:

Back to top button