Veshje të gjalla, pëlhura e krijuar nga algat


Roja Agigi, stilistja kanadezo-iraniane në bashkëpunim me universitetin e British Columbia, ka krijuar një pëlhurë të gjallë, të bio-degradueshme. E krijuar nga algat, pëlhura kryen proces fotosinteze duke pastruar ajrin përreth. Sipas universitetit, ky është lloji i parë i prodhuar i një pëlhure që kryen fotosintezë, ndërsa materiali është stiluar në formën e një manteli transaparent. Prototipet e këtij lloji janë ende në fazë testimi dhe shumë larg pikës së prodhimit për masën, por duket se kanë sfiduar industrinë e modës që të gjejë mënyra të reja prodhimi, duke reduktuar emetimin e karbonit nga fabrikat, çka e bënë industrinë me nivelin më të lartë të ndotjes, edhe më tepër se fluturimet ndërkombëtare apo forma të tjera transporti. Kur linja e Aghighi të dalë në treg, do të mjaftojë të afrohemi në dritare, para se t’i veshim, dhe me efektin e rrezeve të diellit e me pak spërkatje uji, algat e veshjes rigjallërohen.

LEXO EDHE:

Back to top button