Francë, përhapen zjarret në jug, evakuohen banorët dhe turistët

Mijëra banorë dhe turistë janë larguar në vende të sigurta, ndërsa zjarret pyjet në jug të Francës vazhdojnë të përhapen.

“Zjarret nuk janë ende nën kontroll dhe rreth 900 zjarrfikës po i luftojnë ato”, njoftoi prefektura e Toulon-it sot në mëngjes.

“Ata po mbështeten nga 10 avionë zjarrfikës dhe tre helikopterë”, shtoi ajo.

Shumë rrugë në pjesën e brendshme të gjirit të Saint-Tropez u mbyllën.

Rreth 5 000 hektarë tokë tashmë janë djegur.

Dymbëdhjetë kampe në rajon u evakuuar, si masë paraprake, si edhe shumë banorë.

“Askush nuk mund të kthehet ende në shtëpi”, theksoi prefektura.

Sipas transmetuesit “France Bleu”, 11 persona u lënduan nga thithja e tymit dhe tre të tjerë u plagosën lehtë, duke cituar një vlerësim paraprak nga prefekti.

Zjarret u paraprinë nga një valë nxehtësie dhe thatësira e rëndë, si edhe u nxitën nga erërat e forta.

LEXO EDHE:

Back to top button