Talibanët kërcënojnë: Në aeroport të paraqiten vetëm të huajt!

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid tha të martën, më 24 gusht, se talibanët nuk do të lejojnë më që shtetasit afganë të shkojnë në aeroportin e Kabulit, për shkak të situatës kaotike në aeroport.

Gjatë një konference për media, ai tha se njerëzit e mbledhur në aeroport duhet të shkojnë në shtëpi, duke shtuar se siguria e tyre do të garantohet.

Por, Mujahid tha se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë që të ftojnë njerëzit në aeroport, në mënyrë që të evakuohen me aeroplanë.

“Ne kërkojmë nga amerikanët”, tha ai “që të mos inkurajojnë afganët që të largohen… ne na duhet talenti i tyre”.

Po ashtu, Mujahid tha se nuk mendon se afati për evakuimin nga Kabuli do të shtyhet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka thënë se ai shpreson që deri më 31 gusht të mund të tërhiqen të gjitha forcat amerikane, por ai po përballet me presion nga aleatët evropianë dhe Britania që ky afat të zgjatet.

LEXO EDHE:

Back to top button