Së shpejti në ALSAT Seriali “Deti i ZI”

Së shpejti në ALSAT

Nefes bëhet grua që në moshën 16 vjeçare kur shitet nga ana e babait të saj,  tek një burrë abuziv dhe i  pasur, Vedat Sayar, në emër të “martesës”. Ajo pasi martohet me Vedatin, ka një jetë të vështirë, ai e izolon atë  8 vite në rezidencën e tij dhe nuk e lejon të dalë jashtë shtëpisë. Lumturia e saj e vetme në këtë jetë është djali i saj i vogël Yigit. Nefesi është ekspozuar dhunës në familje për 8 vjet. Ajo kurrë nuk pranon të bëhet gruaja e vërtetë e Vedatit dhe përpiqet të shpëtojë nga kjo robëri kurdo që është e mundur. Por përpjekjet e saja të njëpasnjëshme për ikje, gjatë gjithë kohës dështojnë. Jeta e Nefesit ndryshon në mënyrë dramatike kur Vedat vendos të bëjë biznes me familjen Kaleli nga rajoni i Detit të Zi. Një natë Vedati, fton në shtëpinë e tij familjen Kaleli, për darkë,  këtë natë Nefesi e shfrytëzon si përpjekjen e 25 për të shpëtuar nga Vedati. Çfarë pasoja do të sjellë kjo situatë?

Familja Kaleli jeton në Trabzon (një qytet në rajonin e Detit të Zi) dhe angazhohet në minierat e rërës. Familja Kaleli është një familje zakonshme konservatore ku djali më i madh Mustafa, menaxhon biznesin familjar ndërsa djali i dytë  Tahir, bëhet kapiteni i anijeve të tyre të minierave të rërës.

Tahir është një i ri rebel, trim, i patrembur, me shpirt të lirë dhe pak i çmendur i cili lufton gjithmonë kundër padrejtësisë. Si një burrë i lindur dhe rritur në Rajonin e Detit të Zi, Tahir është gati të japë jetën e tij për çdo person që trajtohet padrejtësisht. Tahir sakrifikon veten për të shpëtuar Nefes dhe djalin e saj. Por mbrojtja e një gruaje “të martuar” me një fëmijë konsiderohet “kundër traditave” në qytetin e tij të lindjes. A do bëhet shkak Tahiri, për shpëtim të Nefesit nga duart e Vedatit?

LEXO EDHE:

Back to top button