“Frankenstein” mbi rrota

"Frankenstein" mbi rrota

WhistlinDiesel është një kanal në YouTube i specializuar në marifetet e makinave, ku vetë makinat zakonisht marrin avantazhin.

Ata nuk ngurrojnë të “shplasin” një makinë si Nissan Skyline GT-R dhe një Mercedes-AMG G63 i ri përfundoi në një moçal. Tani është radha e Teslës.

Bëhet fjalë për Model 3, i cili drejtohej nga Cody Detwiler. Ai kreu një sërë testesh, duke përfshirë drejtimin e makinës me rrota të kyçura, prerjen e sediljes së pasme me sharrë elektrike me zinxhir dhe drejtimin e makinës nga distanca përmes derës së garazhit.

Për finalen e madhe, makina mori rrota të mëdha, duke e bërë atë të duket si një interpretim modern i një karroce. Përpara finales së madhe, ai e ktheu makinën përmbys dhe përfundoi duke e dërguar makinën në teposhtë.

Natyrisht, makina Tesla u shkatërrua dhe autori mblodhi mbi dy milionë shikime në 24 orët e para, dhe tani ka mbi 6 milionë. Padyshim që u shpërblye.

LEXO EDHE:

Back to top button