Shkuarja në Haxh për kosovarët do të kushtojë 6,350 euro

Shkuarja në Haxh për kosovarët do të kushtojë 6,350 euro

" "

Shkuarja në Haxh për vitin 2023 do të kushtojë 6 mijë e 350 euro. Kështu Bashkësia ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

“Ju njoftojmë se, duke analizuar të gjitha çmime e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite, aviotransportit e të tjera, çmimi për një haxhi këtë vit do të jetë 6 mijë e 350 euro“, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Vitin e kaluar Kosova ka qenë në top 15-shën e shteteve më të shtrenjta për të shkuar në Haxh.
Sipas statistikave të mëhershme, shkuarja në Haxh, vitet e kaluara kishte qenë dukshëm më lirë.

Në vitin 2017 – 3,400 euro;
2021 – nuk ka pas Haxh;
2018 – 3,800 euro;
2019 – 4,150 euro;
2020 – nuk ka pas Haxh;
2022 – 5,700 euro;
2023 – 6,350 euro;

LEXO EDHE:

Back to top button