Frenimi para radarit nuk do të mjaftojë për të shmangur një gjobë për shpejtësi

Frenimi para radarit nuk do të mjaftojë për të shmangur një gjobë për shpejtësi

Shumë njerëz frenojnë kur shohin kamerat e shpejtësisë ose policinë me shpresën se radari nuk do të regjistrojë shpejtësinë e tyre të lartë. Pasi kalojnë kamerat ose policinë, drejtuesit e mjeteve zakonisht vazhdojnë të ngasin me shpejtësinë që drejtonin më parë.

Së shpejti kjo praktikë do të marrë fund në Spanjë dhe më gjerë. Së fundmi në Spanjë është kryer një test i cili ka rezultuar i suksesshëm pasi policia ka arritur të zbulojë dhe gjobisë shumë drejtues mjetesh që mendonin se duke ulur shpejtësinë para radarit do të shmangnin gjobën. Për ta bërë këtë, policia spanjolle nuk përdori asnjë teknologji të avancuar apo të re.

Përkatësisht, përveç kamerave fikse që monitorojnë shpejtësinë e automjeteve, policia ka shtuar edhe radarët celularë që janë vendosur para dhe pas atyre kamerave fikse. Pra, në momentin që shoferi vëren kamerën dhe fillon të frenojë, radarët celularë kanë regjistruar tashmë shpejtësinë aktuale.

Për më tepër, kur makinat kalojnë kamerën dhe shoferët shpejtojnë përsëri, ata nuk janë në dijeni se një kilometër apo më shumë larg ka një radar celular që regjistron shpejtësinë e tyre.

Pas testimit të suksesshëm të teknologjisë në Spanjë, ajo mund të zgjerohet në vende të tjera, dhe e para mund të jetë Britania e Madhe. Siç shpjegohet nga kompania britanike “Road Angel”, radarët e rinj mund të ndikojnë ndjeshëm në sjelljen e drejtuesve të mjeteve, të cilët do të duhet të jenë më të kujdesshëm dhe t’i përmbahen kufirit të shpejtësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button