Fshati A ka emrin më të shkurtër në botë

Ky fshat në fakt ishte fillimisht një fermë, dhe u përmend për herë të parë në 1567 si "Aa". Kjo ishte e vlefshme deri në vitin 1917

Fshati A (Å) që ndodhet në komunën Moskenes, rrethi Nordland, në veri të Norvegjisë ka ndoshta toponimin më të shkurtër në botë.

Deri në vitet 1990, ishte një fshat peshkatarësh, por që atëherë turizmi ka marrë përsipër dhe është bërë aktiviteti kryesor ekonomik. Kjo është arsyeja pse u ndërtuan dy muzeume – “Lofoten Stockfish” kushtuar peshkimit dhe “Norsk Fiskeveirsmuseum” ku mund të gjeni të gjitha historitë dhe detajet për trashëgiminë e atij vendi. Njihet edhe nga pulëbardhat e shumta. Shtëpitë e vjetra të peshkimit i japin fshatit një bukuri të veçantë dhe klima është e butë për shkak të Gulf Stream.

Këtu ndodhet edhe fabrika më e vjetër evropiane e vajit të peshkut. Fabrika filloi punën në 1850.

Ky fshat në fakt ishte fillimisht një fermë, dhe u përmend për herë të parë në 1567 si “Aa”. Kjo ishte e vërtetë deri në vitin 1917, kur gjuha norvegjeze u rikodifikuar dhe që atëherë vendi është quajtur A, që përkthehet në “lum”. Rreth 100 njerëz jetojnë në të sot.

Ndryshe, shpeshherë turistët vjedhin si “suvenir” dërrasën me emrin e fshatit, ndaj vendasve thuajse vazhdimisht duhet të vendosin tabela të reja. 

 

LEXO EDHE:

Back to top button