Fundjavë pa TVSH, tre ditë për blerje të produkteve vendore, shërbimeve dhe IT-pajisjeve

Në tre ditët e fundjavës së zgjatur, qytetarët që do të blejnë produkte vendore do të marrin kthim të TVSH-së prej 18 për qind, kurse për pajisjet e IT-së, TVSH-ja është 5 %. Përfitim nga “Fundjava pa TVSH” mund të kenë vetëm qytetarët që skanojnë faturat fiskale, përkatësisht e kanë aplikacionin “TVSH-ja ime”. Qytetarët mund të bëjnë kthim të TVSH-së për shumën totale të faturave deri në 30 mijë denarë.

Vetë programi do t’i njohë shumat që i referohen qarkullimit të realizuar nga produkte të përziera dhe të huaja.

Më 10, 11 dhe 12 tetor, qytetarët do të jenë në gjendje të blejnë produkte dhe shërbime vendore, por edhe pajisje kompjuterike IT dhe të marrin kthim të TVSH-së në llogaritë e tyre të transaksionit në 15 ditët e ardhshme.

Opozita e konteston këtë ligj me arsyetimin se numri i shtuar i qytetarëve që pritet të jenë në qendrat tregtare do t’i ekspozonte ndaj rrezikut të virusit korona.

LEXO EDHE:

Back to top button