Funerali i veteranit u kalon pranë, fëmijët zbresin nga biçikletat dhe e nderojnë

Dy fëmijë në Indiana të Shteteve të Bashkuara kanë prekur shumë njerëz, kur zbritën nga biçikletat për ta nderuar funeralin e një veterani të ushtrisë amerikane, i cili vdiq javën e kaluar.

Funerali u organizua për veteranin Charles Everett Yorn, tha për Fox News personi që i pa djemtë duke treguar respekt.

“T’i shohësh këta dy djem të rinj duke u ndalur menjëherë dhe duke ia bërë respektin ushtarit të ndjerë, pa ndonjë nxitje apo pa njohuri se dikush është duke i shikuar, ishte thjesht prekëse ta shohësh”, tha Jacqi Hornbach, që i pa fëmijët.

Sipas saj, “fëmijët menjëherë kërcyen nga biçikletat dhe pritën me durim disa minuta. Të dy qëndruan me duar pas shpinës, të qetë, tërë kohën.”

“Ishte sikur nuk u duhej fare të diskutonin për këtë para se ta bënin. E dinin se thjesht ashtu veprohet, kur përballesh me një gjë të tillë. Ishte shumë e natyrshme për ta”, tha dëshmitarja.

LEXO EDHE:

Back to top button