Furça e dhëmbëve duhet të lahet mirë një herë në javë
Ekspertët e higjienës orale besojnë se furçat e dhëmbëve duhet të lahen mirë herë pas here, megjithëse shumë mendojnë se shpëlarja e tyre me ujë të rrjedhshëm pas përdorimit është e mjaftueshme.

Profesor Mark B. Dysrosis i Universitetit të Bostonit thotë se bakteret në furçat e dhëmbëve shumohen lehtësisht, kështu që ato duhet të dezinfektohen rregullisht.
“Gjatë sezonit të gripit dhe të ftohtit, furçat duhet të lahen mirë dhe të dezinfektohen një herë në javë. Pavarësisht se çfarë furçe përdorni, ajo pastrohet gjithmonë në të njëjtën mënyrë nga poshtë lart. Pas pastrimit dhe larjes së plotë me ujë të ngrohtë, futeni furçën në një filxhan me peroksid hidrogjeni 3% për të paktën 15 minuta,” shpjegon ai.
Më pas shpëlajeni furçën me ujë dhe lëreni në një enë të hapur që të thahet në ajër.
“Mjedisi i ngrohtë dhe i lagësht shkakton shtimin e mikroorganizmave të ndryshëm, ndaj duhen mbajtur në një vend sa më të freskët dhe të thatë”, theksoi ai.
Edhe nëse pastroni dhe mirëmbani furçën tuaj të dhëmbëve, rekomandohet ta ndërroni atë çdo tre muaj.