Furnizimi i Ukrainës me armë amerikane, shefi i Pentagonit bisedë telefonike me ministrin rus

Furnizimi i Ukrainës me armë amerikane, shefi i Pentagonit bisedë telefonike me ministrin rus

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov.

Në fokus ishte rëndësia e mbajtjes hapur të linjave të komunikimit, njoftoi Pentagoni.

Ky është komunikimi i parë në më shumë se një vit. Palët ofruan vështrime të ndryshme lidhur me bisedën telefonike. A Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Belousov e paralajmëroi Sekretarin Austin për rrezikun e vazhdimit të furnizimit të Ukrainës me armë amerikane në konfliktin 28-mujor me Rusinë.

“Belousov vuri në dukje rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës përmes furnizimit të vazhdueshëm të ushtrisë ukrainase me armë amerikane”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, aneksimi i katër prej rajoneve të saj dhe përparimet e ngadalshme në pjesën lindore, i kanë dëmtuar marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin, niveli më i ulët që nga kriza e vendosjes së raketave ruse në Kubë në vitin 1962.

Moska tha gjatë fundjavës se Shtetet e Bashkuara ishin përgjegjëse për një sulm ukrainas në gadishullin e Krimesë, me pesë raketa të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, ku u vranë katër persona.

 

LEXO EDHE:

Back to top button