Fushë Kosovë, policia shpëton një fëmijë 4-vjeçar që ishte mbyllur vetëm brenda një banese


Policia e Kosovës ka arritur ta nxjerr një fëmijë 4-vjeçar nga banesa në të cilën ishte mbyllur vetëm.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Theranda” në Fushë Kosovë rreth orës 17:20.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

“Më 05.09.2020, rreth orës 17:20, policia është njoftuar i se në rrugën ‘Theranda’ në Fushë Kosovë, një fëmijë (rreth 4 vjeç) kishte dal në dritare të banesës në katin e parë. Njësiti policor në bashkëpunim me qytetarë kanë siguruar një shkallë përmes së cilës policia ka arritur tek fëmija. Fëmija ishte i vetëm në banesë. Policia po merret me rastin”.

LEXO EDHE:

Back to top button