Futboll në palestër, “Bedri Tairi” në vendin e parë në Saraj

Ekipi i futbollit pran shkollës fillore “Bedri Tairi” nga Sillarja e Poshtme, është fitues i turneut të futbollit në palestër. Pas 9 xhirove të zhvilluara, ekipi i shkollës fillore “Bedri Tairi” grumbulloi pike të barabarta me Sh.F. “Bajram Shabani”, mirëpo për shkak të golaverazhit më të më mirë, SH.F. “Bedri Tairi”, merr vendin e parë në këtë turne, ku morrën pjesë edhe ekipet e 9 shkollave të tjera qëndrore në kuadër të Komunës së Sarajit.

Në vendi ne dytë u rreshtua shkolla fillore “Bajram Shabani” nga Kondova, ndërsa në vendin e tretë u ndal shkolla fillore “Dituria” nga Saraji.

Me këtë rast, skuadra e futbollit nga Sh.F. “Bedri Tairi”, në radhët e veta ka edhe golashënuesin më të mirë të turneu, pasi që Admir Latifi shënoi 29 gola, ndërsa pas tij u rendit Andi Rexhallari me 21 gola.

Organizatorët e këtij eventi, Komuna e Sarajit dhe fondacionin “Albiz”, ndan shpërblime adekuate. Për vendin e parë, përpos Kupës ishin siguruar edhe veshje sportive, ndërsa për golashënuesin më të mirë kishte edhe shpërblim në të holla.

LEXO EDHE:

Back to top button