Futbollistët kuqezi me trofe të rëndësishëm në Evropë, para “EURO 2024”

Ky sezon ka qenë i sukseshëm për jo pak lojtarë të Kombëtares së Shqipërisë, të cilët kanë ngritur trofe me klubet e tyre dhe shkojnë në Europian me një moral edhe më të lartë.

Kristjan Asllani, pavarësisht kontributit modest në fushë për Interin, sërish ka dalluar në ato ndeshje që i është dhënë mundësia. U shpall kampion i Serisë A, diçka e jashtëzakonshme dhe shumë e vështirë për t’u arritur.

Një tjetër lojtar është kapiteni Berat Gjimshiti, i cili pak ditë më parë ngriti trofeun e Ligës së Europës lart me Atalantën.

Ndërkohë, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci kanë bërë dopietë në Çeki. Pasi siguruan titullin kampion me Spartën e Pragës, arritën të festonin edhe në Kupë.

Në Kroaci protagonist ishte Arbër Hoxha që po ashtu ka bërë dopietë trofesh. Kampionat dhe Kupën e Kroacisë, sulmuesi anësor i ka koleksionuar në karrierën e tij si futbollist.

I fundit ka qenë Ernest Muçi që ia doli të festonte me Beshiktashin Kupën e Turqisë, pasi mposhtën Trabzonsporin 3- 2.

Një sezon fantastik që i bashkangjit edhe kualifikimin në Europian me Kombëtaren dhe tregon se futbollistët shqiptarë jo vetëm që luajnë në arenën ndërkombëtare, por edhe fitojnë trofe të rëndësishëm.

LEXO EDHE:

Back to top button