Tiago Motta filloi të ndërtojë ekipin e ri të Juventusit

Sipas “Sky Sport Italia”, Tiago Mota dëshiron të ndërtojë ekipin e Juventusit përreth Adrien Rabiot, Manuel Lokateli, Gleison Bremer dhe Mikele Di Gregorio, duke liruar nga ekipi dyshen Federiko Kieza dhe Vojcieh Shçezni.  Trajneri i Bolognas kishte njoftuar se do të largohet nga ‘Stado Dall’Ara’ dhe pritet gjerësisht që ai të kalojë tek Juventusi.

Gazetari i njohur Gianluca Di Marzio ka thënë për “Sky Italia” se Tiago Mota synon që ta ndërtojë ekipin rreth lojtarëve si Rabiot, Lokatelit dhe Bremerit. Nga këta të tre, vetëm Lokatelli e ka të sigurt qëndrimin, sepse Rabiotit do t’i skadojë kontratë më 30 qershor, ndërsa Bremer ka një ofertë të madhe nga Man. Junajted.

Tashmë është e konfirmuar se Di Gregorio do t’i bashkohet ‘Zonjës së Vjetër’ për 18 milionë euro plus shtesat, dhe ai pritet që të jetë zgjedhja e parë e portës me Mattia Perin si rezervist. Kjo do të thotë se Shçezni është në dispozicion për shitja dhe teksa i ka mbetur vetëm një vit kontratë, ai është lidhur me një kalim tek Bajern Munihu, kështu që Juventusi do të synojë të rrisë fondet përmes shitjes së tij.

Sa i përket Kieza-s, Motta nuk e sheh atë si pjesë të planeve të tij dhe italiani tashmë është bërë objektiv i Romës dhe Milanit për një transferim të mundshëm gjatë verës.

LEXO EDHE:

Back to top button