Futbollisti i Gallatasarait rrezikon të humbasë shikimin

Viti 2021 ka filluar me një incident të pakëndshëm për Omer Elabdellaui, futbollist i përfaqësueses së Norvegjisë i cili aktivizohet me Gallatasarajin,  I cili ka pësuar një incident të rëndë teksa po hidhte fishekzjarrë për të festuar ndryshimin e viteve. Sipas informacioneve të para, ai ka pësuar dëmtime të rënda në duar dhe në sy dhe është dërguar me urgjencë në spital.

“Omar mori ndihmën e parë pas këtij incidenti fatkeq. Dëmtimi në sy do të mësohet më mirë vetëm pas një kontrolli më të hollësishëm. Ai është i ndërgjegjshëm tashmë dhe nuk ka rrezik për jetën e tij”, ishte njoftimi i Gallatasarajit.

Në mediat turke, bëhet e ditur se ai rrezikon të humbasë plotësisht shikimin si pasojë e këtij incidenti, që nuk është shpjeguar ende me detaje se si ka ndodhur. Por ndërkohë klubi i Gallatasarajit ka deklaruar se do të hidhte në gjyq shoferin e ambulancës, pasi ai kishte bërë foto të cilat më pas i kishte publikuar./vipsport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button