Futbollisti i Manchester United Mason Greenwood është liruar me kusht në pritje të ‘hetimeve të mëtejshme’, pasi u mor në pyetje për akuzat për përdhunim, sulm seksual dhe kërcënime për vrasje. Policia e Mançesterit tha se ishte në dijeni të “imazheve dhe videove të mediave sociale të postuara nga një grua që raportonte incidente të dhunës fizike” dhe konfirmoi se një burrë rreth të 20-ave ishte arrestuar.
Greenwood – i cili është suspenduar nga klubi i tij ‘deri në njoftimin e mëtejshëm’ – kaloi tre netë në paraburgim pasi Policia e Mançesterit të Madh iu dha kohë shtesë për të marrë në pyetje reprezentuesin anglez. Të martën pasdite, ata gjithashtu konfirmuan se Greenwood ishte arrestuar më tej me dyshimin për sulm seksual dhe kërcënime për vrasje.
Pas asaj kohe shtesë për marrjen në pyetje, Policia e Mançesterit të Madh tani ka konfirmuar se Greenwood është liruar nga paraburgimi në pritje të hetimeve të mëtejshme.
“Një 20-vjeçar i arrestuar me dyshimin për përdhunimin dhe sulmin e një gruaje është liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme”, tha një zëdhënës i policisë.

Greenwood mbetet i pezulluar nga klubi i tij deri në një njoftim të dytë. 20-vjeçari bëri debutimin e tij për Djajtë e Kuq në vitin 2019 dhe ai nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 100,000 £ në javë në 2021. Greenwood erdhi përmes akademisë së klubit, së cilës iu bashkua në moshën tetë vjeçare.








