Futsal, Maqedonia mundet nga Franca U23

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal, u mposht me rezultat 5:3 nga kombëtraja e Francës U23, në ndeshjen e parë kontrolluese të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave. Lojtarët e Maqedonisë zhvilluan një ndeshje të hapur, në të cilën u shënuan 8 gola.

Franca kaloi në epërsi me 1:0, me anë të Paulo Basilio Pereira, ndërsa Dimitar Janev, barazoi shifrat në 1:1. Dejan Kajstorovski shënoi gol për kthesë të plotë dhe avantazh të Maqedonisë 2:1, mirëpo Franca u përgjigj përmes Teo Rejnoldsit dhe barazon në 2:2 me. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e avantazhit për 3:2.

Në vazhdim të ndeshjes, Paulo Basilio Pereira shënoi golin e dytë për epërsi bindëse me 4:2, ndërsa Traore Nama e rrit avantazhin në 5:2. Ndërkohë Ramadani Jakup shënoi golin e fundit në përballjen miqësore dhe mbylli takimin pran rezultatit 5:3. (Foto: Ekipa.mk)

LEXO EDHE:

Back to top button