Fyerjet në Kuvend sjellin përplasje politike, opozita lëshon sallën pas incidentit me Stoilkoviqin
Fyerjet dhe kërcënimet e ministrit të Pushtetit Lokal, Ivan Stoilkoviq nuk ishin arsye e mjaftueshme që kreu i Kuvendit, Afrim Gashi edhe pse i pranoi vërejtjet e opozitës të ndërpret seancën plenare ashtu siç kërkuan deputetët e LSDM-së dhe BDI-së.
Kritikat e opozitës prekën aq shumë Stoilkoviqin sa sipas opozitës është kërcënuar, ka fyer dhe ka përdorur gjuhë të urrejtjes. Kreu i Kuvendit thirri koordinim me shefat e grupeve parlamentare, u soll një përfundim për të dënuar sjelljen e Stoilkoviqit, por Gashi nuk e mbajti fjalën.
“Propozova në koordinim që në emër të asaj mbledhje, kreu i Kuvendit të sjell përfundim i cili do ta dënon dhe nuk e miraton sjelljen e kandidatit për ministër, Ivan Stoilkoviq, pikërisht për atë jo për të gjithë kandidatët në sallë. Konflikti erdhi nga aty,” tha Oliver Spasovski, Deputet i LSDM-së.
Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski e morri barrën që të kërkoj falje në emër të shumicës parlamentare, por opozita këtë nuk e pranoi. Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari kërkoi largimin e Stoilkoviqit nga salla, por Gashi nuk pati guxim ta ekzekuton një kërkesë të tillë edhe pse paraprakisht tha se ndjen keqardhje për situatën e krijuar.
“Unë nuk kërkova falje dhe në fakt nuk keni pse ju të kërkoni falje sepse faljen duhet ta kërkon dikush tjetër. Në këtë e potencuam edhe në koordinim,” tha Rina Ajdari, Deputete e BDI-së.
Meqë kryeministri Hristijan Mickoski nuk kërkoi falje, Gashi edhe përskaj paralajmërimeve të opozitës për mos vazhdimin e seancës vendosi ta bën të kundërt, opozita u tërhoq nga salla.
Disa pauza nuk arritën t’i ulin tensionet mes pushtetit dhe opozitës. Shumica miratoi ndryshimet në kabinetin qeveritar pa prezencën e opozitës. Sot deputetët e LSDM-së i kanë kërkuar kreut të Kuvendit, Gashi që t’i jep incizimet nga kamerat e sigurisë në korridorin e ligjvënësit, kërkesë e cila sipas tyre do të dëshmonte veprimet e ministrit Sotilkoviq. /Alsat.mk








