Gafa e pakuptimtë e portierit të Fenerbahçes (VIDEO)

Skuadra e Fenerbahce mori një fitore me shumë vlera Gaziantep me shifrat 2-1 në shtëpi, por ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte gafa e portierit Altay Bajindir.

 

 

 

Portieri i Fenerbah­çes pësoi një gol vërtet të çuditshëm. Aleksandur Maksim ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë shumë të zgjuar, duke goditur poshtë murit, por Altaj Bajindir reagoi mjaft mirë duke e pritur topin, edhe pse kishte pamje të kushtëzuar.

 

 

 

Këtu ndodh e papritura. Në momentin që Bajindir merr topin shtrihet dhe e shtyn paksa afër këmbës së tij. Pikërisht kjo ishte gafa e portierit, pasi në atë moment topi kaloi vijën fatale dhe u akordua gol për Gaziantep. Vërtet e çuditshme, të bësh një pritje të tillë dhe ta fusësh topin po vetë në portën tënde. /Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button