Weber: Rusia po luan me zjarrin në Ukrainë

Rusia me aktivitetet e saj ushtarake në kufirin me Ukrainën, po luan me zjarrin, shkroi në Twitter presidenti i grupit popullor të partive europian (PPE) në Parlamentin Europian, Manfred Weber.

Weber raportoi gjithashtu edhe për një artikull të kanalit televiziv informativ amerikan, CNN, i shoqëruar me disa imazhe satelitore që tregojnë shtimin e trupave të Moskës në Donbas.

“BE dhe SHBA duhet të jenë jashtëzakonisht të qarta se ky përshkallëzim do të ketë pasoja. Të gjitha opsionet për ndëshkime duhet të merren parasysh për të parandaluar më tej konfliktet”, paralajmëroi Weber.

LEXO EDHE:

Back to top button