Gafa e UEFA-s nuk i shpëton fansave dhe bëhet virale

UEFA bëri një gafë që nuk shpëtoi pa u dokumentuar nga fansat e futbollit. Ata po njoftonin tifozët rreth biletave për Superkupën e Europës, një ndeshje e cila është planifikuar të luhet më 10 gusht në Helsinki, ku në finale do të jetë Real Madrid, si fituesi I Ligës së Kampionëve dhe Aintraht Frankfurt, fituesi I Ligës Europa.

Gabimi i UEFA-s ishte se në vend të Frankfurtit, ata përmendën AS Roma, fituesen e Ligës së Konferencës. Megjithatë, zyrtarët e mediave sociale të UEFA-s e kuptuan shpejt gabimin e tyre dhe shpejtuan ta korrigjojnë postimin, megjithëse dëmi tashmë ishte bërë viral në mediat sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button