Ganiu: Rikonstruimin e palestrës “Partizani” nuk e premtova kokë në vete, dola bashkë me zv.kryeministrin

Ganiu: Rikonstruimin e palestrës "Partizani" nuk e premtova kokë në vete, dola bashkë me zv.kryeministrin

Nuk është faji im, premtimin  e kam bërë bashk me egzekutivin, nuk kam dalë kokë në veti, kështu tha Visar Ganiu, sonte në “Rruga drejt”, i pyetur për rikonstruimin  e palestrës sportive “Partizani”.

“Është fakt që kam premtu për rikonstruimin e palestrës sportive “Partizani”, por nuk e kam premtu vet, e kam premtu bashkë me zv.kryeministrin, e kam premtu me drejtorin e Agjensionit për Rini dhe Sport, por akoma s ka filluar, unë nuk kam dalë kokë në veti”, tha kryetari i Çairit.

Ganiu shtoi se shigjetat i drejtonë në drejtim të tij, por këtu fajin e ka egzekutivi./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button