Gara për Gostivarin në fazën finale, kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së me takime përmbyllëse

Gara për Gostivarin në fazën finale, kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së me takime përmbyllëse

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Dy kandidatët për kryetar të komunës së Gostivarit Nevzat Bejta dhe Valbon limani nga AKI dhe VLEN, kanë vazhduar me prezantimet e programeve të tyre parazgjedhore, për banorët e këtij qyteti. Kandidati i AKI-së Valbon Limani gjatë një konference për shtyp, ka prezantuar planin e tij për ndryshime në infrastrukturë, me theks të veçantë shtimi i numrit të parkingjeve, dhe krijimi i parqeve të reja.

“Në qendër të qytetit planifikojmë ndërtimin e një parkingu nëntokësor modern, me 126 vende parkimi i pajisur me teknologji bashkëkohore sigurie dhe qasje të shpejtë drejtë institucioneve publike, objekte fetare dhe kulturore. Transforimimi i qendrës së qytetit është hapi i radhës drejt një Gostivari modern. Qendra do kaloj nga nnjë hapësirë e mbingarkuar në një vend krenarie për cdo qytetar. Projekti parashikon ndërtimin e një nënkalimi për automjete dhe një parking nëntokësor me 219 vende parkimi në zemër të qytetit”, tha Valbon Limani. Kandidat i AKI-së për Gostivarin.

Kandidati i VLEN për komunën e Gostivarit Nevzat Bejta, fokusin e tij kryesor e ka vënë në hapjen e bulevardit të qytetit por edhe angazhimin e tij për asfaltimin e çdo rruge që është e dëmtuar.

“Projektet shumë të rëndësishme janë tre, hapja e bulevardit në qendër të qytetit nga rruga e Dibrës deri tek gjykata themeore e Gostivarit, do ndërtojmë bulevardin me katër korsi dhe urën e dytë me katër korsi. Projekt tjetër është pastërtia e qytetit që ka rënë në nivel shumë të ulët pra do ndërtojmë kontejner nëntokësor dhe higjiena do jetë në nivel të lartë dhe nuk do ketë mbetje. Projekti i tretë është që për tre fshatrat më të mëdha në Gostivar Çegrani Forina dhe Çajla ku do përfshihet edhe Balindolli, në dalje të Forinës do hapet rruga për në dalje të qytetit që të mos ketë komunikacion të ngarkuar kur vijnë mërgimtarët”, tha Nevzat Bejta. Kandidat i VLEN për Gostivarin.

Bejta dhe Limani të dielën do të garojnë për Gostivarin në zgjedhjet e dyta lokale, pas dështimit të të njëjtave si pasojë e mos daljes së censusit në 19 tetor./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button