Garda Kombëtare në Iowa shprehin mirënjohje për vizitën e Kurtit dhe Mehajt
Garda Kombëtare në Iowa shprehin mirënjohje për vizitën e Kurtit dhe Mehajt
Garda Kombëtare e Kosovës në Iowa kanë komentuar vizitën e Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, e cila u zhvillua sot në Iowa.
Përmes një postimi në Twitter, ata kanë thënë se janë të kënaqur me vizitën e Kurtit dhe Mehajt dhe se ata janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre atje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Më të fortë së bashku, si gjithmonë. Shtetet e Bashkuara të Kosovës. Kryeministri dhe ministri i mbrojtjes i Kosovës u ndalën nga Shtabi i Forcave të Përbashkëta për t’u takuar me MG Ben Corell dhe udhëheqës të tjerë të lartë të IANG. Albin Kurti, Armend Mehaj dhe ekipi i tyre janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre jashtë shtëpisë në Iowa”, thuhet në postim.
Kujtojmë se Kurti ka ditë që po qëndron në vizitë në SHBA, ku po realizon takime me personalitete të ndryshme dhe përfaqësues të institucioneve.
#StrongerTogether, as always. 🇺🇸🤝🇽🇰
Kosovo’s prime minister & minister of defense stopped by the Joint Force Headquarters to meet with MG Ben Corell & other #IANG senior leaders.
Albin Kurti, Armend Mehaj and their team are always welcome at their home away from home in Iowa. pic.twitter.com/jCZTuYrqYn
— Iowa National Guard (@IowaNatGuard) May 14, 2022