Gashi dëshmoi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Më dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga pala mbrojtëse sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017.

Deputeti Afrim Gashi, si dëshmitarë i thirrur nga pala mbrojtëse, tha se ka qen koordinator i grupit parlamentar BESA dhe ka marrë pjesë në koordinim para seancës konstituive.

“Më 27 prill gjatë ditës isha në Kuvend ndërsa pasdite nuk mundesha të marr pjesë, por e di se grumbullonim nënshkrime për vazhdimin e seancës konstituive të premten”, tha Gashi.

I pyetur nëse kreu i Kuvendit, Trajko Veljanoski i ka shkurtuar të drejtën e fjalës ndonjë deputeti, Gashi u përgjigj se ai i është përmbajtur Rregullores për punë të Kuvendit.

Lidhur me këndimin e himnit nga ana e deputetit Zeqirja Ibrahimi, Gashi tha se për një gjë të tillë asnjëherë nuk është biseduar.
Dëshmitar i rëdhës është Sanja Ugrinovska-Spasenovska.

LEXO EDHE:

Back to top button