Gati të mbyllet “telenovela” e Ousmane Dembele

“Telenovela” e Ousmane Dembele është gati të përfundojë dhe, përveç ndonjë pengese në minutën e fundit, anësori francez do të vazhdojë te Barcelona. Siç raporton “Mundo Deportivo”, Dembele do ta ulë me 40% rrogën që ka marrë deri tani dhe do të vendoset në nivelin e pagës së Ansu Fati. Përveç pagës, formula që e ka bindur lojtarin është ajo e një kontrate afatshkurtër, konkretisht për dy vite, deri më 2024.

Diçka që, nëse ai vazhdon të përparojë, do t’i lejonte të zgjidhte një kontratë më të mirë në afat të shkurtër. Në këtë interval kohor klubi katalanas mund të rikuperohet financiarisht, ose do ta paguanin më shumë në një klub tjetër, nëse ai arrin të rivlerësojë veten.

Pasi u arrit pjesa më e vështirë, që lojtari të pranonte propozimin e Barçës, pritet firma së shpejti. Askush nuk guxon të specifikojë afatin, se kur Dembele do t’i vizitojë zyrat e “Camp Nou” për të nënshkruar kontratën e tij të re me Barçën. Sulmuesi francez e ka me nxitim, jo vetëm për të vulosur vazhdimësinë e tij me Barçën, por edhe për t’u vënë nën urdhrat e Çavi Hernández, i cili rikthehet sot në punë me skuadrën.

Përveç luftës për tituj me Barçën, përsëri, Dembele ka gjithashtu ndër objektivat e tij të shkëlqejë, në mënyrë që ta bind Didie Deshampin, t’i besojë për ekipin kombëtar.

Me Kupën e Botës në Katar afër dhe pasi humbi finalen e “Rusia 2018”, ku Franca doli kampione, Dembele dëshiron të jetë në mesin e të zgjedhurve të “gjelave”. Ai e di se duke luajtur me Barçën ka më shumë opsione për këtë.

LEXO EDHE:

Back to top button