Gati të realizohet sfida e dytë në mes Mejuetherit dhe Mekgregorit

E përditshmja britanike “Daily Mail” raporton se Flojd Mejuether dhe Konor MekGregor janë pranë marrëveshjes për të zhvilluar një duel të dytë boksi mes tyre..

Sipas mediave, Mejuether (50 fitore e 0 humbje në karrierë) është gati të vendosë në rrezik këtë rekord dhe të përballet sërish me irlandezin, ish-kampion i dyfishtë i botës në artet marciale mikse.

Mësohet se Mejuether i ka ofruar MekGregor 160 milionë dollarë fitim nga kjo sfidë. Nga ana tjetër, irlandezi mezi pret një revansh, ndërkohë që nuk duelon prej një viti, kur u dëmtua në triologjinë ndaj Dastin Poirier, që e detyroi të operohet në këmbë. Një kërkesë e irlandezit është që sfida të jetë me 10 raunde, ndërkohë që vitet e fundit Mejuether ka zhvilluar disa duele “shoë” me nga 8 raunde secili.

Për sa i përket kohës që do të zhvillohet kjo përballje, mendohet për marsin e vitit 2023, në Lindjen e Mesme.

LEXO EDHE:

Back to top button