VIDEO / Rikthehet Benzema, vazhdon me shënimin e golave

Karim Benzema iu bashkua Real Madridin, vetëm kur këta të fundit udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të nisur parasezonin dhe këtë e bëri duke i marrë leje klubit për të zgjatur pushimet. I bashkuar me vonesë, Benzema nuk ishte pjesë e skuadrës në “El Clasicon” ndaj Barcelonës, të cilën “galaktikët” e humbin minimalisht 1-0.

Kondicioni i tij fizik po rritet çdo ditë dhe tanimë duket se është rikthyer në formën që gëzonte sezonin e kaluar. Francezi e nisi nga minuta e parë ndaj “Club America” dhe luajti vetëm 45 minuta, në një ndeshje që u mbyll në barazim 2-2.

 

Sulmuesi i Real Madridit do të shënonte golin e barazimit në minutën e 22 të takimit, ku pas një kombinimi fantastik me Asension, lëshon një goditje “therëse” nga jashtë zone për të përfunduar topin në rrjetë. Benzema e mbylli një super sezon dhe është kandidati kryesor për fitimin e “Topit të Artë” këtë sezon që do të jepet në muajin tetor./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button