Motorët përplasen me njëri tjetrin, përfundojnë në spital burrë e grua

Motorët përplasen me njëri tjetrin, përfundojnë në spital burrë e grua

Një aksident është shënuar këtë mëngjes në aksin rrugorë Lezhë- Shkodër tek kryqëzimi i Gjadrit, ku kanë mbetur të dëmtuar një çift dhe një shtetas kroat.

Të aksidentuarit po lëviznin me motor, ku në dalje për në autostradë çifti i ka prerë rrugën kroatit që po lëvizte në drejtim të Lezhës.

Sipas burimeve gruaja ka marrë dëmtime më të rënda, ndërsa shtetasi kroat është në gjendje më të mirë shëndetësore, pasi kishte vendosur kokoren në momentin e aksidentit.

Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës, për kontrollet e nevojshme.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së daljes nga rruga dytësore për në autostradë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:

Back to top button