Gazë, vazhdojnë bisedimet për armëpushim

Gazë, vazhdojnë bisedimet për armëpushim

Bisedimet për armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve në luftën mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas do të vazhdojnë pasi në takimet gjatë fundjavës në Kajro nuk u arrit zgjidhje për të gjitha çështjet. Bisedimet do të vazhdojnë në nivele më të ulëta në ditët në vijim për t’i adresuar dallimet e mbetura. Në bisedime morën pjesë drejtori i CIA-s, William Burns, dhe kreu i agjencisë së inteligjencës izraelite, Mossad, David Barnea. Një delegacion i Hamasit u informua nga ndërmjetësit e Egjiptit dhe Katarit, por nuk mori pjesë drejtpërdrejt në negociata. SHBA-ja dhe ndërmjetësit e tjerë e shohin një armëpushim në Gaza si kyç për të shmangur një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Hezbollahu ka thënë se do të ndalojë sulmet e tij ndaj Izraelit nëse ka një armëpushim. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button