Gazi rus, Hungaria kundër çmimit tavan

Gazi rus, Hungaria kundër çmimit tavan

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka paralajmëruar se propozimi për të vendosur një çmim tavan për gazin rus, do të rezultonte me ndërprerje të menjëhershme të furnizimeve të energjisë ruse për Evropën. Këto deklarata ai i bëri para se ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian të takohen për të diskutuar për këtë propozim. Szijjarto shkroi në Facebook se “plani për të vendosur çmim tavan vetëm për gazin rus që vjen përmes tubacioneve, është krejtësisht kundër interesave evropiane dhe hungareze”. Ministrat e Energjisë të BE-së, pritet që më vonë të takohen për të diskutuar për mënyrat se si të luftojnë rritjen e çmimeve të energjisë. Shtrenjtimi i energjisë është shkaktuar pasi Rusia ka ndërprerë pothuajse shumicën e dërgesave të gazit për në Evropë si përgjigje ndaj sanksioneve që blloku evropian ka vendosur ndaj Moskës për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button