Gostivar, tre familje rome jetojnë në kushte mesjetare

Gostivar, tre familje rome jetojnë në kushte mesjetare

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Tre familjet e nacionalitetit romë që jetonin në këtë shtëpi e cila para vit më parë u përfshi nga flakët, ende nuk janë sistemuar, edhe përkundër premtimeve si nga Komuna e Gostivarit po ashtu edhe nga Ministria e transportit dhe ajo e punës dhe politikës sociale. Izolimin e hapësirës për tu ngrohur nga dimri, në mungesë të druve dhe sobave, mundohen që ta bëjnë me kartonë dhe najloni. Derisa në këtë dhomë që është vetëm 5 metra katror jetojnë dy familje, në tjetrën prej letre jetojnë tre persona, pas kushtet minimale për jetesë.

“Ne nga 20 janari jemi këtu, ja me najlon të mbështjellë, gjithë dimrit, me sëmundje me fukarallëk gjithçka na dhemb. Nuk e di si do ia bëjmë, dru s`kemi ushqime s`kemi, askujt nuk i intereson as komunës as entit social, aspak. Nga enti social na thonë Ministria duhet të ndihmoj. Banorët na ndihmojnë, secili që ka kaluar asokohe na ndihmonte me ushqime me para, po s`mund populli gjithë jetën të na mbaj neve”, u shpreh Dalinka Boshkova.

“Eja shih, ja ku jetoj. Ky shtet nuk është vetëm i një personi i të gjithëve duhet të jetë a jam edhe unë shtetas këtu. S`dua më shumë të komentoj, ejan hyni shiheni kjo as për një person nuk është nëse na ndihmon ky shtet mirë nëse s`na ndihmon unë do shkoj para qeverisë”, theksoi Abdi Isman.

Nga komuna e Gostivarit, edhe sërish me premtime se do i ndihmojnë këto familje, ndërsa për sistemimin e tyre apo ngritjen e objektit ku jetonin ata që u përfshi nga flakët, topin e hodhën tek Ministria e Punës dhe politikës sociale.

“Në fillim kur ndodhi rasti tragjik i ndihmuam i sistemuam në hotel pastaj edhe në banesa, dhe patëm ndihma për çdo familje. Por pas kësaj ata vendosën që secili do vendoset ku do vetë. Ne pas kësaj sërish do shohim në kuadër të kompetencave që ti ndihmojmë, por, pjesa tjetër i mbetet Ministrisë për punë dhe politikë sociale që të merret me këto familje”, deklaroi Valbon Limani. Komuna e Gostivarit.
Këto familje kishin konkurruar edhe për banesa sociale, por emrat e tyre nuk u gjenden gjatë publikimit të fituesve me arsyetimin se kanë pronat e tyre./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button