Georgievska: Komisioni i udhëhequr nga opozita nuk cakton seancë për ligje te rëndësishme anti-krizë

Georgievska: Komisioni i udhëhequr nga opozita nuk cakton seancë për ligje te rëndësishme anti-krizë

Deputetja e LSDM-së, Marija Georgievska e ftuar në “Magazina Ekonomike” reagoi lidhur me mosmiratimin e pakos së re anti-krizë, që ka të bëjë me kategorinë e rrezikuar të qytetarëve, për shkak se siç u shpreh ajo ende nuk është shqyrtuar në komisionin amë, të udhëhequr nga opozita, shkruan Alsat.

“20 ditë kanë kaluar qëkur është propozuar si propozim nga ana e qeverisë deri tek Kuvendi, megjithatë, ja edhe pas 20 ditëve seancë e Komisionit për Financa dhe Buxhet nuk është caktuar. Ta dinë qytetarët se Komisionin për Financa dhe Buxhet e udhëheq opozita, gjegjësisht deputet, kryetar që vjen nga radhët e opozitës”, tha Georgievska. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button