Georgievski dhe Zaborska, bartës të flamurit

Natën mes së shtunës dhe të dielës, në stadiumin “Olimpik” të qytetin algjerian të Oranit, u hapën zyrtarisht Lojërat Mesdhetare, të 19-at me radhë, të cilat do të zgjasin deri më 6 korrik.

Në hapjen solemne, Dejan Georgievski dhe Simona Zaborska bartën flamurin e Maqedonisë. Ndërkohë gjatë ceremonisë, spektatorëve iu drejtua presidenti i Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”, Mohamed Aziz Derouaz dhe presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Davide Tiçano.

Ndryshe, në hapjen solemne, organizatorët u përpoqën të tregonin trashëgiminë e pasur kulturore të Algjerisë, përmes një programi jashtëzakonshëm të pasur kulturor dhe artistik.

LEXO EDHE:

Back to top button